Sport

Ky është interpretimi zyrtar i Ministrisë për ligjshmërinë e postit të Agim Ademi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Përçarjet, akuzat e kundër akuzat në Federatën e Futbollit të Kosovës dje kanë kulmuar me shkarkimin e zëvendëssekretarit Arianit Ahmeti dhe pezullimin e Bajram Zeqirit.

Derisa Ahmeti deklaron se kryetari i FFK-së është zgjedhur kundërligjshëm në krye të këtij institucioni, pala tjetër është e bindur se nuk ka asnjë shkelje.

Sekretari i Përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu ka kërkuar nga Ministria e Administratës Publike të dërgojë interpretimin ligjor për këtë çështje dhe përgjigja nuk ka vonuar.Në përgjigjen dërguar Salihut sqarohet se Ademi është zgjedhur në mënyrë të rregullt.

Sa i përket mandatit e Përfaqësuesit të Autorizuar-pozita Kryetar i FFK-së Departamenti për Organizata Joqeveritare në Ministrinë e Administratës Publike, duke u mbështetur në të dhënat e evidentuara në procesverbalin nga Mbledhja e Kuvendit të jashtëzakonshëm të FFK-së të datës 6 korrik 2018, konfirmon si në vijim: Përfaqësuesi i autorizuar- kryetari i FFK-së është zgjedhur më mandatit 4 vjeçar, ashtu siç parashihet me nenin 39 të statusit nga delegatët e Kuvendit të FFK-së. Kuvendi i FFK-së është i vetmi organ kompetent për zgjedhjen dhe shkarkimin e kryetarit të FFK-së. Në asnjë dispozitë juridike të Statusit të Organizatës Joqeveritare të FFK-së nuk parashikohet zgjedhja ndryshe e Përfaqësuesit të Autorizuar pozita e të cilit në organizatë është kryetar i FFK-së”, thuhet ndër të tjera në letrën e Ministrisë së Administratës Publike.Në këtë mënyrë është sqaruar ligjshmëria e zgjedhjes së Ademit në krye të FFK-së, post të cilin Ahmeti synon ta marrë në Kuvendin Zgjedhor, për të cilin është shprehur se është optimist se do të fitojë./Insporti/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv