Lajme

Gëzim Kelmendi i hap dyert për koalicione, ka afro 10 mijë vota!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Partia “Fjala” pritet të jetë pjesë e garës në zgjedhjet e 6 tetorit.

Kryetari i këtij subjekti, Gëzim Kelmendi, ia ka konfirmuar Indeksonlinet se është duke shqyrtuar mundësinë se në këto zgjedhje të shkojë me koalicion parazgjedhor. Sipas tij, kjo do të ishte forma më e mirë që “Fjala” të përfaqësohet në Kuvendin e Republikës.

“Ende s’kemi oferta konkrete, por jemi duke shqyrtuar mundësinë e koalicioneve. Zgjedhjet e kaluara i kishim mbi 8000 vota, pra 1 %”, është shprehur ai.

Ideja për koalicione parazgjedhore, sipas Kelmendit, vjen për mënjanimin e parregullsive dhe vjedhjes së votave.

“Zgjedhjet e kaluara s’na kanë lejuar komisioner, e frikësohemi se njësoj mundet me ndodhë edhe tashti”, ka thënë ai.

Ndërsa, i pyetur se me cilën parti mund të bashkohet, Kelmendi ishte më i rezervuar në këtë pjesë.

“Nuk e kemi lehtë me vendos, kjo është pika kryesore që po na pengon. Por do ta shohim deri në momentin e fundit”, ka thënë ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat