Lajme

VV kërkon koalicion me LDK-në pa e përcaktuar kandidatin për kryeministër

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Aderimi më i ri në Vetëvendosje, Haki Abazi, ka folur përsëri për koalicionin me LDK-në.

Përmes një postimi në Facebook, ka thënë se çështja e kryeministrit nuk duhet të jetë pengesë për marrëveshjen mes LDK-së e VV-së, shkruan lajmi.net.

Sipas tij, kriteri për këtë pozitë duhet të vendoset në lidhje me faktin se cili prej kandidatëve merr më shumë vota në zgjedhjet e parakohshme.

Ai thotë se duhet arritur marrëveshje për koalicion, pa e përcaktuar kandidatin e përbashkët për kryeministër.

Ky është postimi i Abazit në Facebook:

Nëse fati i Kosovës dhe qytetarëve është fokusi i zgjedhjeve, atëhere çështja e kryeministrit nuk duhet të jetë pengesa e marreveshjes LVV-LDK.

Kushtetuta e Kosovës nuk kërkon përcaktimin e kandidatit të koalicionit. LDK ka caktuar Vjosa Osmani, LVV ka Albin Kurtin kandidat për kryeminister. Kjo është e qartë dhe në ketë fazë duhet vendosur kriteret principiele për kryeministrin. Psh: kandidati që merr më shume vota , partia që merr më shumë votë qytetare dhe kandidati që paraqet vizion dhe program për të dalë nga humnera.

Koalicioni duhet behet tani pa përcaktuar kandidatin e përbashkë për kryeminsitër nëse nuk është e mundur ndryshe, që të largoje tensionin, të përmbushë pritjen e qytetarëve se të korruptuarit dhe kriminelet nuk do të kenë rast të jenë në qeveri kurrë më.

Pas zgjedhjeve mund të negociohet por nuk mund të lihet hapsirë për dështimin e Kosovës.

LDK pa LVV mund të kete Vjosa Osmanin Kandidate por kryeminister do të behej me PANISTET, do të ishte edhe deshtimi i LDK, edhe deshtimi i Kosovës e fitorja e atyre qe asnje votues i LDK nuk donta deshironte. Nuk meriton Znj. Osmani nje godite të tilë.

Kërkesa që LVV të terhiqet nga pozita e Kryeministrit është kerkese për të miratuar politikën e dështimit, korrupcionit, nepotizmit… Nuk e bën LVV këtë lëvizje joparimore.

Këto zgjedhje nuk janë vetëm zgjedhje, ketu duhet të përfundojë etapa e krimit dhe korrupcioni, padrejtësise dhe hajnisë insitucionale dhe duhet hapur horizontin e zhvillimit. LVV ka qëndruar besnike dhe konsistente ne kete agjende. /Lajmi.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat