Sport

Futbollisti më i rrezikshëm nga Maqedonia e Veriut paralajmëron Kosovën për ndeshjen e marsit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Enis Bardhi është duke pritur për sfidën e madhe në Ligën e Kombeve ndaj Kosovës.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë rast historik, pasi janë vetëm dy fitore larg historisë, ku për herë të parë mund të marrin pjesën në një garë të madhe.

Bardhi ishte pjesë e skuadrës së të rinjve të Maqedonisë së Veriut, që shkuan për herë të parë në Kampionatin Evropian për U21, por tani bëhet fjalë për skuadrën A.

“Këtë vit, viti 2020 do të jetë shumë i rëndësishëm, jo ​​vetëm për ndeshjet me Levanten, por edhe me Kombëtaren e Maqedonisë. Sfida përpara nesh është në mars. Ne mund të shkojmë për herë të parë me Maqedoninë në një Kampionat Evropian. Shansi është i madh dhe ne duhet ta shfrytëzojmë sepse është një mundësi që vjen një herë në jetë”, ka thënë Bardhi për ndeshjen me Kosovën.

Ai tutje foli edhe për ndeshjen ndaj kundër Atletico Madrid, ku portieri Jan Oblak i priti dy gjuajte.

“Ne u takuam pas ndeshjes dhe ai më tha me një buzëqeshje që i kisha shënuar me Maqedoninë, por nuk mund ta përballonte këtë gjë edhe me Levanten. Ai është një portier fantastik, një nga më të mirët në botë,”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv