Sport

Futbollisti çek: Kosova ka mungesa, kjo është përparësi për ne

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Futbollisti çek, Alex Kral thotë se mungesat e shumta të Kosovës do të jenë avantazh për Republikën Çeke në përballjen në mes tyre më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020

Përfaqësuesja e Kosovës do të përballet me mungesa të shumta dhe të rëndësishme në dy ndeshjet e shtatorit, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020..

“Dardanët” do të përballen me Republikën Çeke më 7 shtator dhe me Anglinë pas tri ditësh.

Milot Rashica, Herolind Shala, Benjamin Kololli, Hekuran Kryeziu e Arbër Zeneli, do të jenë pesë mungesat e mëdha të Kosovës për duelet e shtatorit.

Pa dyshim, ky është një lajm i mirë për çekët.

Futbollisti Alex Kral thotë se ekipi i tij duhet ta shfrytëzojë këtë fakt dhe të fitojë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

“Ne e kemi parë një video të Kosovës. Atyre iu mungojnë dy mesfushorë ekstremë, të cilët individualisht janë mjaft të mirë dhe mjaft të papërshtatshëm. Kjo është një dobësi për ta. Ne mund ta marrim avantazhin në situata të tilla, shpresoj që ta shfrytëzojmë këtë”, deklaroi Kral për uebfaqen zyrtare të Kombëtares së Republikës Çeke.

Pas Kosovës, çekët do të përballen këtë muaj edhe me Malin e Zi, tri ditë më pas, në Podgoricë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv