Sport

FC Prishtina akuzon SC Gjilanin për thyerje të bankës rezervë, gjilanasit e mohojnë!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Dueli ndërmjet FC Prishtinës dhe SC Gjilanit nuk ka kaluar pa incidente. Siç shkruan mediumi online “Korneri.net” stoli i rezervave ku ndodheshin futbollistët dhe zyrtarët e klubit gjilanas është thyer pas ndeshjes.

40 minuta pas ndeshjes klubi i Prishtinës e ka denoncuar një ngjarje shumë të keqe që kishte të bënte me mbulojat e bankës rezervë ku ka qëndruar SC Gjilani.

Aty u panë të jenë thyer xhamat e plastikës nga goditjet e marra (siç thuhet) pas pranimit të golit, por kategorikisht u mohua nga klubi gjilanas që kjo u bë nga lojtarët dhe stafi i tyre.

Klubi i Prishtinës si vendas, e njoftoi menjëherë delegatin e ndeshjes i cili eka fotograguar dhe shkruar në protokol këtë dëmtim, derisa të hënën do t’i dorëzohet FFK-së.

Sipas rregullorës klubi që e ka dëmtuar mbulojën është i obliguar ta paguaj dënimin me çdo kusht brenda kohës së caktuar, pasi në të kundërtën nuk mund ta luaj ndeshjen e radhës ndaj Dritës, pavarësisht se luhet në Gjilan.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv