Sport

Eroll Salihu e pranon huqjen e FFK’së: Kështu e arsyeton ftesën për Kuvend Zgjedhor për klube me data të ndryshme

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sekretari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK’së), Erolla Salihu, ka shkel statutin e institucionit ku punon, duke u dërguar Lidhjeve Rajonale të Futbollit (LRF), njoftimin për mbajtjen e Kuvendit me dy data të ndryshme. Në disa njoftime thuhet se Kuvendi mbahet me date 27 janar e në disa të tjera thuhet se mbahen me 28 janar, transmeton Gazeta Metro.

Janë edhe 18 ditë deri në mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të FFK’së , por sekretari Eroll Salihu ende nuk ua ka dërguar njoftimin delgatëve të Kuvendit të FFK’së as nuk e ka bërë publik njoftimin për Kuvend Zgjedhor në ueb faqen e FFK’së, ai njoftimin ua ka dërguar LRF.

Ky veprim është shkelje e Statutit të FFK’së, Në nenin 28 Pika 2 thuhet: Sekretari gjeneral duhet t’i njoftojë delegatët për mbajtjen e mbledhjes, 30 ditë përpara.

Njoftimi ende nuk i është dërguar delegatëve të Kuvendit, por një vendim të nënshkruar nga Eroll Salihu kanë marrë LRF se Kuvendi Zgjedhore do të mbahet me 27.01.2020.

Njohësit e futbollit janë duke u habitur me këto shkelje Statutare, dilemat për mandatin, zgjedhjet me probleme me shkelje substanciale të Statutit të cilat kanë krijuar konfuzion tek delegatët.

FFF ka bërë edhe një skandal tjetër, derisa u ka dërguar disa LRF’ve njoftimin se Kuvendi mbahet me datë 27.01.2020. Ndërsa disa të tjerë ju ka dërguar njoftimin se Kuvendit do të mbahet me 28.01.2020.

Lidhur me këtë shkelje ka folur Eroll Salihu, ku edhe e ka pranuar lëshimin që e ka bërë lidhur me ftesat.

Në një prononcim për GazetaBlic, sekretari i FFK’së Eroll Salihu, ka konfirmuar se arsyeja e këtij lëshimi është se klubet kanë kërkuar që i njëjti të mbahet një ditë më herët, për shkak të nisjes drejt vendeve të ndryshme për përgatitje.

“Problemi është se disa klube kanë kërkuar të mbahet një ditë më herët, për shkak të fillimit të përgatitjeve. Kjo është e gjitha”, deklaroi Salihu.

Në ueb faqen e FFK’së nuk ka njoftim se kur do të jetë Kuvendi, i cili u thirrë me presion të klubeve që po kërkojnë ndryshim në këtë institucion. /gazetametro.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv