Sport

Edhe një skuadër e madhe angleze pas Vedat Muriqit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Vedat Muriqi po rritet me hapa të shpejtë në botën e futbollit.

Ylli i Kombëtares së Kosovës, Muriqi, pati një edicion të jashtëzakonshëm (të kaluarin) me Rizespor, duke tërhequr vëmendje të madhe në Superligën e Turqisë.

Gjatë kësaj vere, lojtari arriti që të siguronte një kalim tek gjiganti turk, Fenerbahce, por duket se ky nuk do të jetë destinacioni më i lartë i arritur nga sulmuesi i Kosovës.

Paraqitjet e tij të jashtëzakonshme me Kosovën nuk u kanë ikur edhe gjigantëve më të mëdhenj në Evropë, dhe duket se ndeshja me Anglinë ishte një mundësi tjetër e madhe për të treguar vetën.

Prestigjiozja turke, ‘Fanatik’, bëjnë të ditur se agjentët e Man United kanë ndjekur nga afër lojtarin, gjatë ndeshjes Angli – Kosovë.

Sipas të njëjtave raportime, lojtari do të përcillet edhe në Fenerbahce.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv