Sport

E mira kthehet me të mirë, Ronaldo në kërkim të gruas që i falte hamburgera kur ishte fëmijë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Cristiano Ronaldo në intervistën e tij të fundit ka treguar shumëçka nga karriera e tij si dhe nga fëmijëria e vështirë që e kishte

Ylli portugez ka treguar se si gjatë fëmijërisë kërkonte hamburgera te një grua me emrin Edna, të cilën ai tani dëshiron ta takojë dhe ta shpërblejë atë për gjithë të mirat që ia ka bërë atij në fëmijëri, shkruan Reporteri.net

34 vjeçari tregon se afër stadiumit të Sportingut ishte një McDonalds dhe se aty kur ishte i uritur shkonte dhe merrte hamburgera falas.

“Ne ishim paksa të uritur dhe e kishin në McDonald’s afër stadiumit. Trokitëm në derën e tyre dhe i pyetëm: ‘Hej, a ka mbetur ndonjë hamburger’. Aty ishte Edna dhe dy vajza të tjera,” ka thënë Ronaldo.

“Unë i kam pyetur njerëzit në Portugali, ata e kanë mbyllur McDonaldsin. Kurrë më s’i gjeta dot,”.

“Por, nëse kjo intervistë mund të më ndihmonte t’i gjejë ato, unë do të isha shumë i lumtur. Unë dua t’i ftoj në Torino ose në Lisbonë që të hanë darkë me mua sepse dua t’u japë atyre diçka,” përfundoi CR7.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv