Lajme

Prishen planet e partive, ulet për 5 mijë numri i votuesve nga diaspora

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Partitë politike nisën t’i përvjelin mëngët për një numër të madh votash nga diaspora, pasi u raportua se janë gati 42 mijë aplikues.

Mirëpo, KQZ ka konfirmuar që aplikues janë 40 mijë e 313, e madje ka shtuar se 5 mijë e 194 janë refuzuar, shkruan Reporteri.net.

KQZ-ja ka treguar tri arsye që kanë sjellur deri tek refuzimi i këtij numri kaq të lartë, e që lidhen me moshën por edhe me mungesën e dokumentacionit.

“5,194 aplikacione që janë refuzuar, për këto arsye: a) Për shkak që kanë dërguar vetëm kopje të dokumentit të vlefshëm të shteteve ku aplikuesit jetojnë, dhe nuk kanë dërguar kopje të dokumenteve me të cila vërtetohet kriteri i zotësisë juridike, b) Për shkak që aplikuesit e kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit, e nuk e kanë dëshmuar as identitetin e as njërën nga kushtet e kritereve të zotësisë juridike, dhe c) Për shkak se në ditën e zgjedhjeve, aplikuesit nuk arrijnë moshën 18 vjeç”, thonë nga KQZ-ja.

Sidoqoftë, Reporteri.net ka marrë vesh që nga numri i përgjithshëm i atyre që do të votojnë nga jashtë, janë mbi 5 mijë persona nga Serbia, të cilët votojnë Listen Serbe dhe partitë e tjera serbe.

Ndërkohë, ndonëse KQZ ka njoftuar se do të nis sot votimi nga diaspora, kjo gjë duket se nuk do të jetë e mundur për shkak të procedurave, duke bërë kështu që afati për votim të nis nesër./Reporteri.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat