Sport

Deklarata e kryetrajnerit të Gjilanit, për ndeshjen e djeshme

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Shefi i shtabit teknik i skuadrës së Gjilanit në deklaratën e tijë pas ndeshjes kundër Drenicës, tha se e kishin pritur një ndeshje të vështir, duke pasur parasysh faktin se Drenica luan një futboll shumë të bukur.

E kemi pritur që do të ishte një ndeshje e vështirë për faktin se Drenica luan një futboll shumë të bukur, është një skuadër agresive dhe kur luan në shtëpi është tejet vështirë ti marrësh pikë”, tha fillimisht Mezani.

Mezani tutje u shpreh mjaft i kënaqur me rezultatin e ndeshjes, e gjithashtu edhe me repartin e mbrojtjës, ku skuadra e tijë nuk pranoj gol edhe në sfidën e djeshme

Ne sot morëm një tre pikësh me shumë vlera, megjithëse skuadra tregoi sot shenja lodhje. Fati ishte me ne pasi që realizuam golat dhe u mbrojtëm në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne duhet të mbetemi të kënaqur që morëm pikët e plota”, deklaroi kryetrajneri i skuadrës Gentjan Mezani.

Gjilani ka shënuar fitore në udhëtim te Drenica me rezultatin 0:2.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv