Sport

Dardanët japin një premtim para ndeshjes me Malin e Zi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Të hënën, Kosova e zhvillon ndeshjen e radhës për kualifikimet e Kampionatit Evropian ndaj Malit të Zi.

Ndeshja do të luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, duke filluar nga ora 20:45. Tifozëria e Kosovës “Dardanët” sot kanë bërë një njoftim të rëndësishëm për anëtarët e tyre.

“Dardanët” pos tjerash kanë shkruar se nuk do ta ofendojnë kundërshtarin.

Njoftimi i plotë i “Dardanëve”Të hënën me 14 tetor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ Kosova përballet me Malin e zi, ndeshje kjo që mund të jetë vendimtare për rrugëtimin e Kosovës në Euro2020.

Me besimin në fitore, ne Dardanët, do t’i përkrahim djelmoshat tanë prej sekondës së parë e deri në fund.Me besimin se kështjella e quajtur ‘Fadil Vokrri’ mbetet e pamposhtur, ne do të jemi lojtari i 12-të i Kosovës.
Me besimin në djemtë tanë në krye me Challandes, nuk do të ndalemi së brohorituri. Njëkohësisht, siç e kemi traditë, nuk do ta ofendojmë kundërshtarin.Kemi dhënë besën. Për Kosovën, dashurinë tonë të përjetshme.
Të gjithë anëtarët e tifo-grupit ftohen të tërhekin biletat e tyre deri ditën e dille. Biletat janë vetëm për anëtar.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv