Sport

Challandes: Albin Kurti, i mirëseardhur për ta shikuar ndeshjen e Kosovës me Malin e Zi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti – partia e të cilit i fitoi zgjedhjet parlamentare të së dielës në Kosovë – do të ishte i mirëseardhur për ta shikuar ndeshjen e ardhshme kualifikuese të Kombëtares kundër Malit të Zi në Prishtinë.

Kurti, i njohur në të kaluarën parë për qëndrimin e tij mbështetës për vetëm një ekip kombëtar shqiptar, e pranoi Kombëtaren e Kosovës këtë vit pas paraqitjeve mbresëlënëse të verdhekaltërve në Ligën e Kombeve dhe në kualifikime për Kampionatin Evropian 2020 dhe pohoi gjatë fushatës zgjedhore se do ta shkonte në stadiumin Fadil Vokrri për t’i mbështetur verdhekaltrit.

Duke folur të hënën në një konferencë për media për dy ndeshjet e tetorit, miqësoren kundër Gjibraltarit të enjten edhe takimin e Grupit A kualifikues ndaj Malit të Zi tri ditë më pas në kryeqytet Prishtinë, trajneri zviceran Challandes i uroi mirëseardhje kryeministrit të mundshëm të Kosovës, Kurtit.

 I pyetur nga Gazeta Express nëse do ta ftonte Albin Kurtin për ta shikuar ndeshjen e Kosovës kundër Malit të Zi të hënën më 14 tetor, Challandes u përgjigj: “Ndoshta Federata mund ta ftojë Albin Kurtin, do te ishte i mirëseardhur, kombëtarja është pjesë e shtetit. Do të ishte mirë nëse na jep edhe premi për kualifikim (qeshet)”.

Kurti, i cili pritet të jetë kryeministër i vendit dhe ta formojë qeverinë e re sepse partia e tij doli e para në zgjedhjet e parakohshme të dielën me mbi 25% të votuave të fituara, e kishte shprehur mbështetjen për Kombëtaren e Kosovës në muajt e fundit, përfshirë gjatë një debati politik në emisionin “Pressing” në T7.

“Një kombinim kaq jopersonal, kaq ekipore, është fascinuese”, kishte thënë Kurti në T7.

Lideri i Vetëvendosjes, i pyetur nëse do ta shikonte ndeshjen e Kosovës kundër Malit të Zi në stadium, kishte theksuar: “Patjetër që do ta shikoj”.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv