Sport

Çekia i frikësohet ‘pushtimit’ nga Dardanët – ndeshja me Kosovën nuk luhet në Pragë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Federata çeke e futbollit duket se i është frikësuar ‘pushtimit’ nga Dardanët, para ndeshjes me Kosovën.

Kombëtarja e Kosovës ka arritur që ta mposht kombëtaren çeke në ndeshjen e parë të luajtur mes tyre, ndeshje që u luajt në ‘Fadil Vokrri’, në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020.

Por, Dardanët duhet të udhëtojnë për ndeshjen e dytë me Çekinë, në ndeshjen që planifikohej të luhej në Pragë.

Federata çeke ka marrë një vendim të çuditshëm dhe po planifikon që ndeshjen ta luajë në stadiumin e Viktoria Plzen, përcjell lajmi.net.

Ky stadium ka kapacitet për 11,700 tifozë dhe quhet ‘Doosan Arena’.

Kurse, në stadiumin e Pragës, i cili mban emrin ‘Generali Arena’, kapaciteti i ulëseve është 18,944. Sigurisht, në këtë stadium, Dardanët do të kishin më shumë bileta në dispozicion, por federata mendoi diçka më ndryshe.

Ndeshja mes Çekisë e Kosovës do të luhet më 14 nëntor.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv