Sport

Barazimi me Dritën:Tahir Batatina flet për të gjitha!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Llapi i Tahir Batatinës është vështirë të thyer në fortesën “Zahir Pajaziti”. Këtë e dëshmoi edhe në ndeshje ndaj Dritës, teksa barazoi rezultatin në minutat shtesë të ndeshjes, shkruan Gazetasheshi.com.

Për këtë arsye trajneri i kësaj skuadre Tahir Batatina ka mbetur i kënaqur nga futbollistët e tij, pasi që treguan forcë dhe karakter deri në minutat e fundit të ndeshjes,

“E kemi ditur që do të jetë një ndeshje e vështirë duke parë edhe kualitetet që ka ekipi i Dritës. Realizuam një gol të hershëm, por më pas pësuam dy të tjerë. E rëndësishme ishte që u rikthyem në lojë edhe pas disavantazhit dhe barazum rezultatin, pasi që kjo tregon forcën dhe karakterin e ekipit. Kam kërkuar vazhdimisht nga futbollistët që të angazhohen në fushën e lojës dhe të luajnë deri në vërshëllimen e fundit të gjyqtarit”, deklaroi Batatina pas ndeshjes për “Super Sport Kosova”.

Tekniku llapjan foli edhe për kundërshtarin e radhës në kuadër të javës së gjashtë të Superligës.

“Flamurtari është një skuadër tejet cilësore dhe e rrespektuar, por ne do të udhëtojmë për pikë të plota”, potencoi Batatina.

Teksa e vlerësoi lartë paraqitjen e futbollistit Kastriot Selmani në këtë ndeshje, tekniku llapjan zbuloi se objektivi kryesor i Llapit është që të eksportojë futbollistë sa më shumë drejt Evropës.

“Objektivi ynë pothuajse çdo vit është për të shitur lojtarë në tregun evropian dhe këtë e kemi bërë gjatë dy viteve të kaluara dhe besoj shumë që edhe këtë vit do të vazhdojmë që eksportojmë futbollistë për Evropë. Paraqitja e Selmanit në këtë ndeshje ishte fantastike dhe është një djalosh me potencial të madh dhe me një të ardhme të ndritur”, përfundoi Batatina.

Llapi ndanë pozitën e tretë të renditjes tabelare së bashku me Ballkanin.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv