Sport

Ballkani shumë afër transferimit më të madh në afatin kalimtar të janarit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Skuadra e Ballkanit është shumë afër transferimit të Mirlind Dakut.

Sulmuesi i njohur kosovar, Mirlind Daku, i cili aktualisht është lojtar i Kukësit tek Shqipëria, me shumë gjasë karrierën e tij do ta vazhdojë tek ekipi i Ballkanit në Superligën e Kosovës, sipas raportimit të GazetaSheshi.

Daku në të kaluarën ishte pjesë e Llapit në Superligën e Kosovës – ku shkëlqeu nën drejtimin e Batatinës.

Burimet e GazetaBlic mësojnë se negociatat mes Mirlind Dakut dhe klubit të Ballkanit janë duke vazhduar akoma, ndërsa mundësitë e dështimit të këtij transferimi janë pothuajse zero. Pritet që në të ardhmen e afërt, lojtari të vishet me fanellën e Ballkanit.

Deri më tani zyrtarisht klubi i Ballkanit ka transferuar Arbër Prekazin dhe Rron Gashin.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv