
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, edhe në fillimvitin e 2020-tës ka folur për liberalizimin e vizave.
Për dallim nga viti i kaluar ku dha shumë premtime e data për heqjen e vizave, këtë here është deklaruar paksa më i matur.
Ai ka thënë se Kosova ka përmushur të gjitha kriteret, por nuk ka dhënë një afat kohor se kur mund të udhëtojnë kosovarët pa viza, shkruan Reporteri.net.
“Kosova ka arritur të krijojë aleat të fuqishëm dhe përkrahja e Gjermanisë është tejet e nevojshme për të vazhduar integrimin e vendit në familjen e madhe evropiane dhe për mundësimin e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, kushtet për të cilin fakt, vendi tashmë i ka plotësuar”, deklaroi sot Haradinaj gjatë takimit me Susanne Schütz, Drejtoreshën për Evropën Jug-Lindore, Turqi dhe shtetet anëtare të Asociacionit Evropian për Tregti të Lirë në Ministrinë e Jashtme Gjermane.
Haradinaj, kishte përmendur shtatorin e më pas dhjetorin e vitit të kaluar për heqje të vizave, por premtimet e tij shkuan huq pasi nuk heqen vizat. /Reporteri.net/.