Show Bizz

Arbenita Ismajli thumbon Feron në Instagram

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Muaj më parë, reperi nga Gjilani, Fero dhe partnerja e tij, modelja Arbenita Ismajli bënë bujë në mediat rozë, ndërsa lidhja e tyre vazhdon të komentohet edhe në ditët e sotme.

Ndonëse prej kohësh nuk janë parë së bashku, dyshja lë të kuptohet se janë ndarë, marrë parasysh që kanë fshirë të gjitha fotografitë e përbashkëta, madje nuk ndiqen as nga njëri-tjetrin në Instagram.

Këto dhe shumë gjëra të tjera ngjallin dyshime se ata nuk janë bashkë dhe se tashmë ajo çka mbetet në fokus janë postimet që shpesh bëjnë për njëri-tjetrin.

Edhe pse nuk e kanë konfirmuar akoma ndarjen e tyre, një postim i fundit i Arbenitës lë të kuptohet shumë.

Modelja,e cila jeton dhe vepron në Angli, ka publikuar disa fotografi me një fustan të shkurtër në llogarinë zyrtare, Instagram, teksa përshkrimi i imazheve mori gjithë vëmendjen.

“Ajo është mbretëreshë me ose pa ty”, ka shkruar mes të tjerash Ismajli, teksa shfaqet në top formë me këtë dukje glamuroze.

Fero po ashtu në videoklipin e tij “Ride or Die” të lansuar në verë kishte në klip Arbenitën, me të cilën solli skena mjaft atraktive dhe kjo video në YouTube ka kaluar shifrën e dhjetë milionë klikimeve.

Nga ana tjetër, Fero së fundmi është zhvendosur në Gjermani, ku po punon dhe ka hapur studion e tij muzikore “Skuadra Fero”./T/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto