Lajme

KQZ në ora 10:30 shpall rezultatet përfundimtare

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pas një muaji nga mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot pritet të shpallë rezultatet përfundimtare.

Kjo për shkak se deri më tash asnjë ankesë nuk është parashtruar në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, Mulë Deksu nga PZAP.

“Ankesa nuk ka pasur në PZAP nga asnjë subjekt politik. Shpallja e rezultateve varet nga KQZ-ja”, ka thënë Desku.

Ndërkaq zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka konfirmuar për Telegrafin se sot do të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit.

“Po, sot në orën 10:30 do t’i shpallim rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 6 tetorit”, ka thënë Elezi.

Zgjedhjet në Kosovë u vlerësuan nga vëzhguesit ndërkombëtar si të rregullta, demokratike dhe pa telashe të mëdha në ditën e votimeve.

Në bazë të rezultateve preliminare Lëvizja Vetëvendosja mori më së shumti vota në zgjedhjet e 6 tetorit e pasuar nga LDK-ja.

Këto dy parti tashmë janë në fazën e negociatave për formimin e një koalicioni Qeverisës në Kosovës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat