Lajme

Zyrtarë të inspekcionit në Prishtinë u dalin në ndihmë shqipëtarëve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Dy zyrtarë të inspekcionit në Prishtinë kanë mar rrugën dje për t’iu dal në ndihmë shqipëtarëve në këto kohë të vështira.

Arton Ajeti dhe Albana Berisha kanë shkuar me qëllim që t’i vlerësojnë objektet shkollore dhe të tjerat nëse janë të sihgurta.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Inspekcionit në Prishtinë, Adonis Tahiri. Ai është shprehur se është shumë krenar me punën profesionale të tyre.

“Jashtëzakonisht krenar me punën profesionale që po e bëjnë kolegët e Inspekcionit, Albana e Artoni, në zona të ndryshme të Shqipërisë.

Bashkë me inxhinierët e drejtorive tjera, të NPB-së, si dhe inxhinierët tjerë të paraqitur, po iu ndihmojnë institucioneve përkatëse në qytetet dhe fshatrat e prekura nga termetet. Po i vlerësojnë objektet shkollore (dhe jo vetëm), nëse janë të sigurta e nëse mund të përdoren.

Punë me përgjegjësi të tillë, marrin punëtorët e përgjegjshëm!

Suksese, të gjithëve bashkë!”, ka shkruar ai./IO/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat