Lajme

Rama tregon sa para janë mbledhur nga shqipëtarët zemërgjërë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryeministri Edi Rama vlerësoi frymën solidare të shqiptarëve dhe të huajve, dhe ndihmat e shumta financiare që ata kanë dhënë për të prekurit nga tërmeti. Shefi i mazhorancës tha se do të bëhen të gjithë vlerësimet për të mos humbur asnjë qindarkë, dhe për të nisur menjëherë nga puna nga ndërtimi i shtëpive të reja për ata që mbetën pa çati mbi kokë.

“Vetëm nga dy sipërmarrës të mirënjohur shqiptarë Behgjet Pacolli dhe Shefqet Kastrati janë 2.5 milionë euro. Bankersi ka dhuruar 1 milionë euro..e kompani të tjera janë të gatshëm ta bëjnë këtë më siguri. Nuk janë derdhur në bankë dje apo nuk mund të derdhen sot për shkak të bankave të mbyllura.

Por një shumë e verifikuar me transaksione është 5 milionë euro, dhe 1.5 milionë dollarë. Qoftë ato me figura bankare qoftë ato të dhënat e portalit e-Albania ku ka një numër shumë të madh donatorësh të vegjël që janë ata që dua t’i falenderoj të parët, nga brenda dhe jashtë vendit”, tha Rama.

Ai bëri edhe një thirrje për kujdes ndaj personave që mashtrojnë në këtë situatë, siç ishte një person nga Lezha që u arrestua dje nga policia për shkak se mblidhte donacione në emër të kryeministri Edi Rama. “Adresa më e sigurtë është adresa shtetërore në e-albania”, tha ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat