Lajme

E lënduar nga tërmeti: Friksohem se na vjedhin gjërat në shtëpi

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Në zonën e Spitallës në Durrës në lagjen 15 banorët e kanë të vështirë të sjellin edhe një herë përjetimet e tmerrit që kaluan në orët e para të mëngjesit të së martës, kur një tërmet 6.4 rihter me intensitet ndjeshmërie 8 ballë i goditi në gjumë. Shtëpitë e tyre kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ku në një vilë tre katëshe njëri kat është fundosur, por fatmirësisht nuk janë shënuar viktima.

Banorë të kësaj zone shprehen se tashmë po flenë në makina nga frika se nëse qëndrojnë në banesë mund t’i zërë brenda si pasojë e pasgoditjeve sizmike që kanë pasuar tërmetin e së martës në 03:54. Fëmijët i kanë dërguar pranë të afërmve të tyre në qytete të tjera që nuk janë prekur nga tërmeti, ndërsa vetë kanë zgjedhur të bëjnë roje nate duke fjetur në makinë, nga frika se mund t’i vjedhin ato pak orendi që kanë në banesa.

Gazetarja e Report Tv, Xhensila Kodra, solli rrëfimet e të shpëtuarve nga tërmeti në emisionin “Pa Gjurmë”, me moderatore Odeta Dumen.

Një zonjë dhe një zotëri kanë dy netë rresht që gjumin e bëjnë në makinë. fëmijët i kanë çuar tek të afërmit e tyre, ndërsa nuk kanë ndërmend ta lënë vetëm shtëpinë nga frika e njerëzve që këto fatkeqësi i shfrytëzojnë për të vjedhur. Zonja ka pësuar dëmtime teksa ende i duket syri i nxirë nga dollapi që i ra sipër.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat