
Skuadra e Kikës ka prezantuar transferin e parë këtë afat kalimtar.
Atdhetar Latifaj tashmë është bërë zyrtare si futbollist i ri i skuadrës nga Hogoshti, shkruan Gazeta Olle.
“Mesfushori Atdhetar Latifaj, edhe zyrtarisht është pjesë e klubit tonë.
Atdhetari pritet t’i japë kaulitet dhe siguri më të madhe mesfushës tonë për sezonin pranveror.
Latifaj ka qenë edhe më herët pjesë e klubit tonë dhe është një lojtar me kualitet të lartë”, shkruan KF Kika në Facebook.
Kika, edicionin vjeshtor në Ligën e Dytë e kishte mbyllur në pozitën e pare me 35 pikë, njësoi si skuadra nga Prizreni, A&N.