Sport

ZYRTARE: Skuadra e Ligës së Parë emëron kryetrajner ish-futbollistin e njohur

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Rezultatet jo shumë të mira në fillimin e edicionit të ri kanë bërë që klubi i Ramiz Sadikut të bëjë ndryshime në stafin teknik.

“Ndërimtarët” kanë emëruar Ali Osmanin në krye të shtabit teknik për të zëvendësuar Triumf Sinanin, i cili megjithatë do të vazhdojë të mbetet pjesë e stafit teknik.

Lajmi është konfirmuar edhe nga drejtori i klubit Agron Mecinaj.

“Nga sot trajner i ekipit të parë të ‘Ramiz Sadikut’ emërohet Ali Osmani. Klubi me trajnerin u dakorduan për kontratë deri në fund të stinorit 2019/20. Ne vetëm i urojmë suksese trajnerit në vazhdim”, ka thënë Mecinaj.

Pas katër javëve të para në këtë edicion Ramiz Sadiku ka vetë një pikë duke regjistruar tri disfata dhe një barazim.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv