
Skuadra e Ballkanit ka njoftuar se ka transferuar sulmuesin e njohur Mirlind Daku, shkruan BlicMedia.
Ky është njoftimi i klubit të Ballkanit.
Mirësevjen Mirlind Daku,
Futbollisti më i ri FC Ballkani është sulmuesi shtatëlartë Mirlind Daku, i cili vjen në formë huazimi nga klubi mik NK Osjek – Kroaci.
Mirlindi është anëtarë i rregullt i kombëtarës U/21 të përfaqesues së Kosovës, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e klubeve të Superligës duke qenë protagonist në KF Hajvalia, KF Llapi dhe në ligën superiore të Shqipërisë tek KF Kukësi.
Na priftë e mbara.