Sport

Zyrtare: Llapi prezanton transferimin e parë të janarit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Llapi e ka prezantuar sot përforcimin e parë për pjesën e dytë të sezonit në IPKO Superligë.

Llapjanët e kanë nisur afatin kalimtar të dimrit me transferimin e mesfushorit Egzon Krasniqi, i cili ka nënshkruar për një vit e gjysmë për klubin e IPKO Superligës.

Futbollisti i krahut së fundmi e shkëputi kontratën me ekipin e deritashëm, Flamurtari, dhe krahas ofertave të tjera, e zgjodhi atë të Llapit.

“Gjatë dy edicioneve paraprake, ai ishte ndër futbollistët kryesor të ekipit të Flamurtarit, ndërsa tashmë në Llap, veç se është njoftuar me projektin dhe do jetë ndihmesë e madhe e klubit bardhekaltër në edicionin pranveror. Mirësevjen EGZON KRASNIQI”, shkruan klubi llapjan në rrjetet sociale.Llapi stinorin vjeshtor të Superligës e përfundoi në pozitën e 7-të në tabelë.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv