Sport

I jashtëzakonshmi Milot Rashica: Ylli i Kosovës bëhet futbollisti më i shtrenjtë te Werder Bremeni

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Sulmuesi Milot Rashica vlerësohet të jetë futbollisti më i shtrenjtë te Përfaqësuesja e Kosovës, me vlerën e tij që pësoi rritje përsëri dhe tani është më i shtrenjti edhe te Werder Bremeni, shkruan Gazeta Metro.

Vlera e yllit kosovar, Milot Rashica, është rritur në treg për 75 për qind, konkretisht ai e kishte vlerën 20 milionë euro, ndërsa tani e ka 35 milionë euro.

Kësioj, sulmuesi vushtrrias vazhdon të jetë futbollisti më i shtrenjtë te Përfaqësuesja e Kosovës, por tani ai është bërë më i shtrenjti edhe te skuadra gjermane.

Sipas faqes së specializuar për vlerën e futbollistëve në tregun e transferimeve ‘Transfermarkt’, 23 vjeçari tani ka vlerën e 35 milionë eurove dhe kështu ai ka kaluar edhe dy futbollistët që ishin më të shrenjtë se ai, Maximilian Eggestein(23 milionë euro) dhe Davy Klaassen(22 milionë euro).

(Pesë futbollistët më të shtrenjtë te Werder Bremeni).

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv