Sport

Zbulohet e ardhmja e Edon Zhegrovës

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Edon Zhegrova është parë si njëri nga talentet më të mëdhenj në futboll, duke u cilësuar madje si “Messi kosovar”.

Por sjelljet e 20 vjeçarit kanë bërë që të mos tregoj sa duhet shkëlqimin e tij në fushë.

Ai u huazua para një viti nga Genk te Baseli por që nuk ka gjetur vend në formacion.

Sipas gazetës zvicerane “Blick”, Edoni nuk do të mbahet në skuadër pas verës së ardhshme, pasi që nuk i ka arritur pritshmërinë.

“Ai erdhi në dimër një vit më parë si një premtim i madh, por nuk arriti të përmbushë pritjet e deritanishme. 20-vjeçari ka vetëm 14 ndeshje dhe një gol. Konsiderohet gjithashtu një lloj lojtari i pakëndshëm. Nuk ka gjasa që Basel të përdor opsionin e blerjes për kosovarin“, shkruan Blick.

Megjithatë, Edon Zhegrova ka kohë disa muaj për të treguar vetën dhe të ndryshoj mendjen e Baselit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv