Show Bizz

Zbulohet cili është politikani biznesmen, për të cilin moderatorja shqiptare la burrin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Pas shumë thashethemeve për divorc, të shoqëruara me arsyen e ndarjes që ishte një tradhti në mes, prezantuesja dhe aktorja e humorit, Rudina Dembacaj, më në fund vendos të konfirmojë ndarjen nga bashkëshorti, Aleksandër Varfaj.

“Po, është e vërtetë, po divorcohemi”, deklaroi ajo në një intervistë për “Wake up” në “Top Channel” pak ditë më parë.

Ajo çfarë përflitej prej disa muajsh në mediat rozë u konfirmua nga vetë Rudina Dembacaj, duke pohuar se ajo dhe bashkëshorti janë në procedurë divorci.

rudina
“Po, është e vërtetë, jemi në një procedurë divorci. Kërkesa për divorc është paraqitur në qershor”, tha moderatorja, duke shtuar se ajo dhe Aleksi kanë një mrekulli, vajzën e tyre që quhet Viktoria.

Lajmi dhe aludimet e shumta për një ndarje të mundshme nisën shtatorin e këtij viti, ku Dembacaj vazhdimisht i referohej të shoqit thjesht si “babai i Viktorias”.

Por çfarë flitet për jetën e saj private pas prishjes së martesës me partnerin, që u martua në 2016- ën?

Në fakt, për hir të së vërtetës, emri i Rudina Dembacajt ka bërë lëmsh vetë politikën, duke qenë se emri i të dashurit aktual është një person që gjendet mes botës së politikës.

Edhe pse në fillim u përfol për një lidhje të mundshme me një politikan të djathtë, nisur nga disa foto miqësie me të, në fakt burime pranë saj thonë se kjo nuk është e vërtetë, pasi ajo është në një lidhje me një ish=deputet, i komentuar për problemet me drejtësinë.

Nuk dihen shumë detaje për njohjen e saj me biznesmenin, që më pas u bë deputet dhe që para pak kohësh pati edhe një fatkeqësi familjare./PANORAMA

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Show Bizz

Lansimi i albumit\ Noizy përgatit një surprizë të madhe, ka një kërkesë për fansat

Show Bizz

“Kam gabuar si dreqi, boll durova”, Kiara vazhdon të shpërfaqë sjellje të çuditshme në BBVA

Show Bizz

Dy të famshmet krishtere shqiptare që po agjërojnë Ramazanin: Më fal qetësi dhe kënaqësi shpirtërore

Show Bizz

Sot njëri prej personazheve më të dashur për shqiptarët, a e njihni vogëlushin në foto