Sport

Xavi befason me fjalët për Real Madridin

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka dhënë disa komente pozitive për skuadrën e Real Madrid.

‘Los Blancos’ nuk e kanë nisur aspak mirë sezonin e ri në La Liga, por ata u rrëzuan edhe në Ligën e Kampionëve, në përballjen me PSG.

Gjithsesi, Xavi beson se skuadra e Real është e aftë që të kthejë gjithçka në favorin e saj dhe nuk duhet llogaritur jashtë garave.

“Real Madrid kanë shumë shpirtra. Viti i kaluar ishte një pasqyrë për këtë” ka thënë fillimisht Xavi.

“Ata do të insistojnë për gjithçka përsëri. Jam i sigurt” shtoi tutje ish mesfushori i Spanjës.

Real Madrid numëron 8 pikë pas katër ndeshjeve në La Liga, kurse ka një humbje në një ndeshje në Ligën e Kampionëve. Presioni mbi Zinedine Zidane është maksimal.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv