Sport

Vukiçeviq paralajmëron dënime të ashpëra për futbollistët e Feronikelit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Dejan Vukiçeviq, kryetrajner i KF Feronikelit nuk është ndarë aspak i kënaqur me paraqitjen dhe sjelljen e futbollsitëve të tij në fushën e lojës në duelin e fituar ndaj Vushtrrisë (0-1).

Tekniku malazez ka mbetur i zhgënjyer me sjelljen e disa futbollistëve të tij, të cilët patën edhe një konflikt në fundin e pjesës së parë (Kastriot Rexha me Jean Da Silvan).

“Më besoni se nuk kam lëvizur kur shënuam golin. Përveç tre pikëve që na duhen, me asnjë gjë tjetër nuk jam i kënaqur. Tereni nuk ishte në gjendje të mirë, topi është i çuditshëm dhe me të nuk mund të luhet në futbollin profesionit. Rezultatet jo shumë të mira e kanë ngarkuar shumë ekipin tonë, por kjo asesi nuk i arsyeton sjelljet e futbollsitëve. U kërkoj falje opinionit, publikut që ishin në stadium dhe gjithë ndjekëse të Feronikelit për sjelljet e futbollistëve tanë. Duhet të dijmë ti kontrollojmë emocionet dhe kjo e bën dallimin mes lojtarëve profesionist dhe atyre amator. Përveç fitores e gjitha është për tu harruar”, deklaroi Vukiçeviq për “Super Sport Kosova”.

Më pas tekniku malazez paralajmëroi sanksione për disa nga futbollistët e tij.

“Sinqërisht të them të drejten jam në njohje të karakterit të futbollistëve. Është e rëndë që të merremi me këto gjëra, por unë nuk jam në mesin e atyre trajnerëve që i mbajnë të fshehura problemet dhe i fusin nër tepih. Të gjithë ata që janë sjellë në mënyrë të tillë me fanellën e Feronikelit do ti bartin pasojat”, përfundoi Vukiçeviq.

Kujtojmë që në fundin e pjesës së parë dy futbollistët e Feronikelit, Kastriot Rexha dhe Jean Da Silva patën një përplasje mes tyre.

Gjyqtari kryesor Gramos Shala i ndëshkoi të dy me kartonin e verdhë, ndërkohë që tashmë pritet të vije edhe ndëshkimi nga kryetrajneri i tyre Dejan Vukiçeviq.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv