Lajme

Vjosa Osmani flet për takimet me grupet punuese me VV-në

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Lidhja Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nënkryetarja e saj, Vjosa Osmani, ka takuar ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

LDK thotë se Osmani e njoftoi ambasadorin Sardi për ecurinë e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së drejt një programi të unifikuar bashkëqeverisës, shkruan Reporteri.net.

Njoftimi i plotë i LDK-së:

Sot, nënkryetarja e LDK-së, dr. Vjosa R. Osmani, takoi Ambasadorin e Italisë, Piero Cristoforo Sardi.

Znj. Osmani falënderoi Ambasadorin Sardi për bashkëpunimin dhe përkrahjen e deritanishme që Italia i ka ofruar Kosovës në të gjitha proceset shtetformuese.

Njëkohësisht, znj. Osmani e njoftoi Ambasadorin Sardi për ecurinë e takimeve të grupeve punuese të LDK-së me ato të LVV-së drejt një programi të unifikuar bashkëqeverisës.

Znj. Osmani ripotencoi rëndësinë që do të kenë në programin e Qeverisë së ardhme dialogu Kosovë – Serbi dhe reformat në sektorët kyç zhvillimor.

Ambasadori Sardi uroi znj. Osmani për mbarëvajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare dhe shprehu gatishmërinë e Qeverisë italiane për të vazhduar përkrahjen ndaj proceseve të rëndësishme në Kosovë. /Reporteri.net/.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat