Lajme

Vuçiç: Vatikani mban qëndrimet e tij, kërkon zgjidhje paqësore

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç, dje tha se “do lutej që Vatikani të mos e njoh Kosovën”. Pas takimit me Papa Francesko, rezultoi se takimi i shkojë huq. “Vatikani po ndjek një politikë serioze dhe do mban qëndrimet e saj në lidhje me Kosovën”, tha Vucic, transmeton BlicMedia.

Vuçiç, pas takimit me Papa Françeskun në qytetin e Vatikanit, para gazetarëve tha:

“Kjo është ajo që mund të them dhe ajo që është e rëndësishme për qytetarët,” u përgjigj Vuçiç kur u pyet se sa i sigurt ishte se Vatikani nuk do ta ndryshonte qëndrimin e tij për mos njohjen e pavarësisë së shpallur në mënyrë të njëanshme të Kosovës.

Vatikani dëshiron diskutime dhe një zgjidhje paqësore midis serbëve dhe shqiptarëve, tha ai.

Ndër te tjera, në përputhje me protokollin dhe rregullat diplomatike të Vatikanit, ai nuk pranoi të shtjellojë qëndrimin e Papës për këtë çështje.

Pikat kyqe që Vuçiç kishte biseduar me Papën ishin për Kosovën dhe vendet e shenjta serbe atje, pozicionin e vështirë të serbëve të Kosovës dhe përpjekjet për të arritur një zgjidhje kompromisi, si dhe për domosdoshmërinë e përmirësimit të marrëdhënieve midis serbëve dhe kroatëve.

Vuçiç gjithashtu tha se ai do të donte që Papa të vizitonte Serbinë, por që kjo kërkonte pëlqimin e Kishës Ortodokse Serbe. BlicMedia.net

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat