Sport

Vlera e Kombëtares së Kosovës në vitin 2019

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ende pa u bërë katër vite që nga pranimi i Kosovës në FIFA dhe UEFA, por Përfaqësuesja A e Kosovës në vitin 2019 arriti shifrën e afro 100 milionë eurove.

85.5 milionë euro është vlera e saktë që faqja e specializuar për vlerën e futbollistëve, skuadrave e përfaqësuesve ‘Transfermarkt’ i ka dhënë ‘Dardanëve’ për vitin 2019.

Kjo llogaritje është bërë në bazë të futbollistëve të ftuar nga Bernard Challandes në ndeshjet e fundit, ndeshje në të cilat munguan Vedat Muriqi e Arbër Zeneli.

Dhe, nëse i shtojmë edhe vlerën momentale të Vedat Muriqit (8 milionë euro) dhe Arbër Zenelit (5 milionë euro), atëherë vlera e Kosovës për vitin 2019 kap shifrën prej 98.5 milionë eurove.

Vlen të theksohet se futbollisti më i shtrenjtë i Kosovës është sulmuesi vushtrrias, Milot Rashica, i cili në tregun e transferimeve momentalisht ka vlerën prej 35 milionë eurove.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv