Lajme

Vjosa Osmani ia çon edhe një porosi PDK’së

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani në një tubim që ka mbajtur me qytetarët e Suharekës ka folur edhe për vijat e kuqe, duke thënë se nuk do të bëjnë kurrë koalicion me PDK-në e Kadri Veselit, raporton Gazeta Express.

Në fjalimin e mbajtur në prani të anëtarëve dhe simpatizantëve të Lidhjes Demokratike në Suharekë ajo tha se mundi dhe sakrifica për shtetin nuk vlerësohet duke e vjedhur shtetin.

Osmani këtu theksoi se Lidhja Demokratike e Kosovës kurrë nuk do të bëjë koalicion me ata që nuk e duan Republikën e Kosovës.

Ajo përmendi se PDK e ka vijë të kuqe, LDK kurrë nuk do të bëjë koalicion me PDK-në.

” LDK nuk do të gjejë kurrë një partnerë që i amniston krimet. LDK nuk bën koalicion me ata që nuk e duan Republikën e Kosovës. Ju e dini se kush nuk e do Kosovën. LDK nuk do të bëjë kurrë koalicion me PDK-në. Partneritet ka vetëm me ata që e duan Republikën e Kosovës”, ka thënë Osmani./Express/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat