Lajme

Vjosa Osmani fushatë me figurën e Rugovës, Clintonit e Blairit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kandidatja e LDK-së, për kryeministre, Vjosa R. Osmani ka qëndruar sot në fshatin Korishë të Prizrenit.

Nga aty, Dr. Osmani përmendi burrështetasit Klinton dhe Blair të cilët vlerësuan lartë figurën e Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova.

“Kur presidenti Clinton e kryeministri Blair vinin në Kosovë na thonin: politikani më këmbëngulës që kanë njohur ndonjëherë ishte dr. Rugova. Ai komunikonte butë, por argumentonte thellë. Ai na e krijoi modelin çfarë është këmbëngultësia e çfarë është besimi”, ka thënë Osmani.

Ajo ka paraqitur nevojën e Kosovës për politikanë këmbëngulës, vizionarë, që secilit qytetar ia mundësojnë që ta realizojë ëndrrën e tij në Kosovë.

“Sot na duhen politikanë që t’i mbrojnë institucionet nga krimi e korrupsioni; politikanë që janë këmbëngulës, të cilëve, sikur thoshte Dr. Rugova “kokën mund t’ua ndërroni, por mendjen kurrë”.

Këtë mund ta bëjë vetëm një politikane e cila kurrë s’i ka ndërruar qëndrimet e saj.
“Unë s’e kam keqpërdorur kurrë besimin tuaj”, ka thënë Osmani para banorëve të fshatit Korishë.

Ajo ka thënë se LDK-ja e bën qeverinë me njerëz që i përkulen vetëm qytetarit, por jo krimit.

“Asnjë hap i qeverisë së ardhshme s’do të bëhet pa ju, sepse për mua posti i kryeministrit nënkupton shërbim dhe jo privilegj”, ka deklaruar Osmani. /Reporteri.net/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat