
Kukësi ka njoftuar zyrtarisht ndarjen e rrugëve me Valdet Ramën.
Ish-lojtari i kombëtares kuqezi do ta vijojë gjetiu karrierën, duke mos rinovuar me nënkampionët e Shqipërisë.
Përpjekjet e drejtorit sportiv, Nderim Nexhipi, kanë rezultuar të pasusksesshme, sepse anësori i shpejtë dhe mjaft teknik ka nxjerrë justifikime familjare.
Ja njoftimi i klubit për “divorcin” e radhës:
“Kukësi njofton mbylljen e bashkëpunimit me Valdet Ramën. Marrëveshja mes klubit tonë dhe 31-vjeçarit ka përfunduar, pasi ish-futbollisti i kombëtares nuk ka rinovuar kontratën me nënkampionët për arsye familjare.
Edhe pse klubi ishte i gatshëm që t’i plotësonte çdo kërkesë lojtarit, ishte vetë dëshira e futbollistit për t’u larguar nga Shqipëria drejt Gjermanisë. Mesfushori i linjës së majtë, i ardhur te skuadra jonë gjatë merkatos së dimrit, është aktivizuar në 17 ndeshje, në të gjitha kompeticionet, duke fituar edhe trofeun e Kupës së Shqipërisë. Klubi falënderon Valdet Ramën për kontributin e dhënë me fanellën blu dhe i uron suksese në karrierë!”