Lajme

Tryezë mbi integritetin akademik në arsimin e lartë në Kosovë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Qendra për Kurajo Politike (CPC) organizon tryezë mbi integritetin akademik në arsimin e lartë në Kosovë, me theks të posaçëm në Universitetin e Prishtinës.

Qëllimi parësor i tryezës është prezantimi i publikimit “Dialog mes te shurdhërve” – mbi integritetin akademik në Universitetin e Prishtinës.

Në hulumtim evidentohen një varg problemesh që lidhen me ndershmërinë akademike, plagjiaturën, avancimet dhe çështje të tjera përkitazi me etikën dhe integritetin në UP e përtej.

Në hulumtim radhiten një sërë rekomandimesh për hisedarët e arsimit të lartë në Kosovë.

Qëllimi dytësor është diskutimi dhe mundësimi i debatit mes palëve të interesit përfshirë këtu profesorë universitarë, përfaqësues të arsimit të lartë dhe shoqërisë civile në Kosovë.

Në bazë të diskutimeve në tryezë, CPC më pas do të hartojë një dokument avokues ku gjetjet kryesore të hulumtimit do të gërshetohen me diskutimet e zhvilluara në këtë tryezë./TL/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat