Lajme

3 Tetori, 29 vjet nga bashkimi i Gjermanisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme e afërt.

Në kujtesën e popullit gjerman më shumë është ngulitur data e 9 nëntorit 1989, kur ra muri i Berlinit, simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë.

Gjermania vuajti ndarjen e saj në dy pjesë, njëra pjesë u kontrollua nga aleanca perëndimore e udhëhequr nga SHBA-të dhe pjesa lindore e Gjermanisë u pushtua nga trupat ruse.

Për më shumë se 50 vite popullit gjerman iu ndalua lëvizja e lirë, ndërsa për ta bërë edhe më të ashpër ndarjen, ish-BRSS ndërtoi murin në Berlin, që e ndante qytetin në mes, i cili u rrënua në nëntor të vitit 1989, për t’ia hapur rrugën bashkimit të vendit./KP/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat