Sport

Takimi historik mes Koresë së Veriut dhe asaj të Jugut pa tifozë, pa TV dhe pa gola

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Takimi i parë në Koresë së Veriut dhe asaj së Jugut në Pyongyang në 30 vjet përfundoi baras pa gola.

Regjimi i Koresë së Veriut vendosi të mos e japë drejtpërdrejt këtë ndeshje dhe ua ndaloi tifozëve dhe fotografëve hyrjen në stadium, me presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, i vetmi që e shkoi lojën nga tribunat.

Këto dy kombe janë teknikisht në luftë ende, dhe kanë qenë gati tash e 70 vjet.

Koreja e Veriut po ashtu iu dha viza vetëm lojtarëve dhe anëtarëve të ekipit kombëtar Jugor, që nënkupton se tifozët, gazetarët, apo transmetuesit nuk ishin të lejuar ta kalonin kufirin për këtë ndeshje.

Të dy këto ekipe i prijnë grupit H pas barazimit pa gola, secili me nga shtatë pikë nga tri ndeshje kualifikuese deri tani për Kupën e Botës 2022.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv