Sport

Euro 2020: Spanja nuk arrin më shumë se një barazim ndaj Suedisë

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kombëtarja e Suedisë ka bërë befasinë më të këndshme në ndeshjet e fundit të muajit tetor.

Suedia ka arritur të luajë baras me Spanjën, me rezultatin 1:1.

Kombëtarja skandinave arriti të gjente rrugën e golit me anë të Marcus Berg, në minutën e 51’ të takimit.

Kur të gjithë po prisnin fitoren e suedezëve, Spanja arriti të gjente golin e vonshëm, në minutat shtesë të ndeshjes, me anë të Rodrigo.

Suedia tashmë me këtë barazim numëron 15 pikë në pozitën e tretë, një më pak sesa Rumania që ka 16 pikë.

Spanja në anën tjetër është lidere e grupit, me 20 pikë të grumbulluara në 8 ndeshje të luajtura.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv