Sport

Tahir Lushtaku: Ishim më të mirë se Ferizaj dhe e merituam fitoren!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Drenica u rikthye sërish te fitoret, teksa në kuadër të javës së gjashtë të Superligës së Kosovës e mposhti Ferizajn në udhëtim me rezultat minimal 0-1..

Kryetrajneri i ‘kuqezinjëve’ nga Skenderaj po beson se futbollistët e tij e merituan fitoren në këtë takim.

“Sot angazhimi i futbollistëve tanë ishte më i madh, në pjesën e parë ishim larg më të mirë se kundërshtari, kurse në të dytën luajtëm më shumë me kundërsulme kur kishim raste ta mbaronim dilemën e fituesit me Harmon e Sykaj, por me gjithat unë sot jam i kënaqur me atë se çfarë treguan futbollistët e Drenicës”, deklaroi Lushtaku pas ndeshjes për “Super Sport Kosova”.

Ekipi i Tahir Lushtakut tani merr frymë më lirshëm, pasi që është pozicionuar në mesin e tabelës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv