Sport

Bekim Isufi: Kjo gjë nuk më ka ndodhur asnjëherë në jetën time!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Ferizaj i Bekim Isufit i ka zhgënjyer sërish tifozët “Ujqit” pasi që e kanë pësuar edhe humbjen e tretë radhazi në shtëpi, teksa nuk kanë realizuar as edhe një gol të vetëm, shkruan Gazetasheshi.com.

Vetë tekniku gjilanas e pranoi pas ndeshjes ndaj Drenicës (0-1) se ky fakt është shqetësues dhe se nuk i kishte ndodhur asnjëherë më parë në karrierën e tij.

“Sinqerisht për mua kjo është hera e parë që po më ndodh në karrierën time, lerë të mos fitojë tri ndeshje radhazi në shtëpi, por as mos mundësh të realizosh gol. E kam thënë edhe më herët që ekipin e kam gjetur kështu me këta futbollistë dhe do jetë tepër e vështirë. Po gabojmë në momentet më kritike dhe ne duhet të marrim mësime nga kjo. Po e them prap na pret një punë shumë shumë e vështirë për në vazhdim të kampionatit”, deklaroi Isufi pas ndeshjes për “Super Sport Kosova”.

Humbja përballë Drenicës në shtëpi e ka rikthyer Ferizajn sërish në pjesën e poshtme të klasifikimit.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv