
KFF Kijeva ka zyrtarizuar transferimn e sulmueses Dafina Tahiri, shkruan BlicMedia.
Dafina edicionin e kaluar ishte pjesë e KFF Kosova e Prishtinës me të cilën skuadër shënoi plotë 15 gola nga gjithsejtë 9-të ndeshje të zhvilluara.
Për këtë transferim sulmuesja ka folur në një prononcim ekskluziv për BlicMedia.
“Me punet e pandalshme dhe të palodhshme synojë të arrijë majat e suksesit dhe ta bëjë krenar familjen time që më ka mbështetur gjithmon”, ka deklaruar Dafina Tahiri.
Se 15 vjeçarja është një super talente tregon edhe fakti se është zgjedhur futbolliste e vitit në komunën e Kastriotit (Obiliq).
Së fundmi Dafina ishte pjesë e Qendrës Sportive AFF. /BlicMedia.