Sport

Sunaj Keçi: Unë nuk e kam shkopin magjik, ja ku gaboi Flamurtari në fillim të sezonit!

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kryetrajneri i Flamurtarit, Sunaj Keçi nuk është ndarë aspak i kënaqur me paraqitjen që futbollistët e tij e patën në duel me FC Prishtinës (2-0), shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku i ‘kuqezinjëve’ pati kritika të ashpëra për disa nga futbollistët e Flamurtarit, teksa tha se klubi ka gabuar në përzgjedhjen e futbollistëve në fillim të këtij edicioni.

“I kemi bërë vetëm 40 minuta rezistencë Prishtinës. Po i bëjmë gabimet e njejta, sikurse në ndeshjen ndaj Ballkanit, po ashtu edhe sonte ndaj Prishtinës. Kemi mundur ta dënojmë kundërshtarin në disa mundësi në pjesën e parë, ndërkohë që ne u dënuam nga dy gjysmë raste. Në pjesën e dytë nuk luajtëm fare, ishim inekzistentë, teksa kemi mundur të pësojmë edhe më shumë gola”, deklaroi Keçi për “Super Sport Kosova”.

Madje, Keçi foli edhe për ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor, teksa shpreson që skuadra që ai e drejton të mbledhë sa më shumë pikë.

“Unë nuk e kam shkopin magjik te Flamurtari. Përzgjedhja në fillim të kampionatit është bërë në mënyrë të gabueshme. Për mua një lojtarë që gabon 10-12 pasime ai nuk është lojtarë. Mandej kemi luajtur tri ndeshje për tetë ditë janë vërtetë shumë. Ne do të mundohemi që në këto ndeshjet e mbetura të mbledhim sa më shumë pikë që të jetë e mundur”, përfundoi Keçi.

Në kuadër të javës së trembëdhjetë Flamurtari e pret në shtëpi skuadrën e Dritës.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv