Sport

Deklarata e Armend Dallkut pas fitores ndaj Flamurtarit

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Armend Dallku, kryetrajner i FC Prishtinës ka mbetur i kënaqur me fitoren që futbollistët e tij e realizuan në duel me KF Flamurtarin (2-0), por jo edhe me numrin e madh të rasteve që djelmoshat e tij kanë shpërdoruar në këtë ndeshje, shkruan Gazetasheshi.com.

Tekniku vushtrrias po ashtu thurri elozhe për futbollistin Qëndrim Zyba, i cili u inkuadrua në pjesën e dytë të lojës.

“Na shqetësojnë rastet e humbura. Është dashur ta shënojmë golin e tretë dhe të jemi më të qetë dhe jo të futemi në panikë, sikurse ndodhi në disa raste. Jam i kënaqur me inkuadruarimin e futbollistit Qëndrim Zyba, i cili ishte për një kohë i lënduar dhe tani i dëshirojmë vetëm sukses”, deklaroi Dallku për “Super Sport Kosova”.

Më pas Dallku foli edhe për pesë ndeshjet e mbetura të stinorit vjeshtor, teksa nuk e fshehu entuziasmin që ekipi i tij të dalë i pari në këtë gjysmë edicion.

“Ne do të tentojmë që këtë gjysmë stinor ta përfundojmë në kreun e tabelës dhe ta bëjmë një rezyme të shohim se çfarë i duhet këtij ekipi. Do të shohim se ku kemi nevojë të përforcohemi gjatë afatit kalimtar të janarit. Në përgjithësi jemi të kënaqur me atë që kanë treguar futbollistët deri më tani dhe pse kemi mundur të bëjmë më tepër”, përfundoi tekniku i kryeqytetasve.

Prishtina tashmë është afruar edhe më shumë me kreun e tabelës. Vetëm tre pikë i ndajnë kryeqytetasit nga skuadra e Ballkanit që tashmë është duke kryesuar Superligën.

Në kuadër të javës së trembëdhjetë Prishtina udhëton në Klinë për tu përballur me Dukagjinin

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv