LajmeZgjedhjet

Subjektet politike, nesër, mësojnë renditjen në fletëvotimin e zgjedhjeve

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

25 subjektet politike do të mësojnë të martën për renditjen e tyre në fletëvotimin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Të martën do të organizohet ceremonia e tërheqjes së shortit dhe aty subjektet politike do të mësojnë për numrin e tyre dhe njëkohësisht renditjen në fletëvotim.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi ka thënë për KosovaPress se për orën e saktë dhe për detajet tjera mediat do të njoftohen gjatë ditës së sotme.

Ai ka bërë të ditur se në tërheqjen e shortit përveç që do të jenë të ftuar përfaqësuesit e subjekteve politike të certifikuara, prezent do të jenë edhe përfaqësues ambasadave të akredituara në Kosovë, përfaqësues nga misioni evropian i vëzhgimit të zgjedhjeve, si dhe përfaqësuesit e OJQ-ve të akredituar për vëzhgim.

Fushata zgjedhore në Kosovë zyrtarisht fillon më 25 shtator dhe do të përfundojë më 4 tetor.

KQZ-ja ka informuar se deri më 27 shtator është afati për aplikim për akreditim të vëzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve, kurse deri më 1 tetor është afati për aplikim për akreditimin e vëzhguesve ndërkombëtarë të zgjedhjeve dhe mediave./indeksonline/

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Lajme

Vuçiq s’arrin ta fus ushtrinë në Kosovë, për 30 sekonda bombardohet Beogradi

Lajme

Nuk jam ateist, Valon Syla tregon se në çka beson

Lajme

E pazakontë: Majmuni shijon rrezet e diellit në ballkonin e një banese në Prishtinë

Lajme

‘Eskalon’ deputeti i VV-së, me akuza ndaj Kryeziut: Po mërzitesh që s’po fiton Radoiçiqi, shyqyr që po iu bien maskat