Sport

Bylbyl Sokoli flet për tabelën e Superligës dhe pozitën në të cilën ndodhet Prishtina

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Trajneri i ri i Prishtinës, Bylbyl Sokoli, ka analizuar renditjen tabelare të IPKO Superligës.

Prishtina e Bylbyl Sokolit, pas tri xhirove në Superligë ndodhet në pozitën e parafundit, me vetëm një pikë.

Në pozitën e 11-të, Prishtina ndodhet pas një humbjeje dhe dy barazimeve.

Sipas Sokolit, tabela është pasqyrë e formës reale të ekipeve.

“Tabela është pasqyrë e formës reale të ekipeve, dhe këto ekipe që janë në pjesën e epërme kanë treguar rezultate dhe cilësi”, tha Sokoli në ‘Dueli Sportiv’, përcjell Insporti

“Mau nuk më konvenon që Prishtina është në pjesën e poshtme të tabelës, por edhe pjesa e poshtme mund të pësojë ndryshime sepse ka ekipe cilësore, lojtarë cilësorë edhe në këtë pjesë”, shtoi ai.

Tutje, ai tregoi se cilat janë objektivat e klubit të Prishtinës për këtë sezon.

“Është ende fillimi i kampionatit, mos me qenë i bindur se Prishtina do të luftojë në pjesën e epërme të tabelës unë nuk do të isha aty”.

“Prishtina do të luftojë për pjesën e epërme të tabelës, kur them për pjesën e epërme janë tri vendet e para”, përfundoi Sokoli.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv