Sport

Stadiumi nacional i Kosovës në Prishtinë apo në Drenas? Flet zyrtari i lartë i MKRS-së

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Stadiumi nacional për Përfaqësuesen e Kosovës ishte vendosur që të ndërtohej në Drenas derisa në pushtet ishte qeveria ‘Haradinaj’, por me largimin e këtij të fundit nga ekzekutivi dhe me fitoren e opozitës në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit, mund të ketë ndryshime në këtë aspakt.

Lumir Abdixhiku, kandidat për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, javë më parë në një emision televiziv, kishte thënë se stadiumi në fjalë do të ndërtohet në Bërnicë, raporton Zëri.

Derisa ky debat është zhvilluar me të madhe, tani këtë temë e ka hapur edhe drejtori për Kulturë, Rini dhe Sport në MKRS, Ibër Alaj.

Në emisionin ‘Arena Sportive’, Alaj ka thënë se do të bazohen te aspekti profesional, dhe jo ai politik.

‘Do t’i ikim aspektit politik, dhe do të bazohemi tek ai profesional”, ka thënë fillimisht Alaj.
“Unë e kam propozuar disa vite më parë që stadiumi të ndërtohet në Bërnicë”, shtoi ai.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv