Sport

E jashtëzakonshme: Dyfishohet vlera e kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani

-ADVERTISEMENT-
-Advertisement-

Kalimi te Hellas Verona ka qenë një hap i qëlluar për futbollistin e Kosovës, Amir Rrahmani.

Qendërmbrojtësi i Kosovës po bën paraqitje të jashtëzakonshme te kjo skuadër në Serie A, shkruan Gazeta Sport.

16 ndeshje të luajtura dhe që të gjitha si titullar, kanë bërë që 25 vjecarit t’i rritet vlera tashmë.

Në ueb-faqen e njohur për vlerat e futbollistëve, ‘Transfermarkt’, Rrahmani tashmë vlen dyfishi më shumë.

Nga 3 milionë sa kishte vlerën, tashmë prishtinasi vlen 6 milionë euro.

Me këtë shifër, Rrahmani bëhet një nga futbollistët më të shtrenjtë të Kombëtares së Kosovës.

Kurse, futbollisti me vlerën më të lartë te Kosova vazhdon të jetë Milot Rashica, i cili kap vlerën prej 20 milionë euro.

-Advertisement-
Postime të ngjajshme
Sport

I mbajtur një vit në burgun serb pasi e ngatërruan me dikë tjetër, Petrit Dula pas lirimit rrëfen për periudhën e vështirë që kaloi

Sport

Gjilani kalon në epërsi ndaj Llapit

Sport

Shënon Llapi, e ngushton rezultatin

Sport

Duka më i votuari në UEFA, rizgjidhet anëtar i Komitetit Ekzekutiv